Rrobat dhe aksesorët nga ‘Djalli vishet me Prada 2’ dalin në ankand online
Rrobat dhe aksesorët e përdorur gjatë xhirimeve të filmit të shumëpritur “Djalli vishet me Prada 2” do të dalin në një ankand online. Sipas një njoftimi të shtëpisë së ankandeve Christie’s dhe studios kinematografike 20th Century Studios, ankandi do të zhvillohet në bashkëpunim me protagonisten e filmit, Meryl Streep, dhe do të mbahet ekskluzivisht online nga 1 deri më 15 shtator 2026. Të ardhurat nga ankandi do t’i dhurohen Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), me seli në Nju Jork, si dhe Këshillit të Dizajnerëve të Modës së Amerikës (CFDA). Në ankand do të përfshihen krijime të modës së lartë dhe aksesorë luksozë që shfaqen në film dhe janë veshur nga Meryl Streep, Anne Hathaway, Emily Blunt, Stanley Tucci, Simone Ashley dhe Lady Gaga. Ndër...
Burimi:
kultplus.com