Rrezikoi mbytjen e 11 emigrantëve në afërsi të Sazanit, arrestohet afgani

Rrezikoi mbytjen e 11 emigrantëve në afërsi të Sazanit, arrestohet afgani

Policia Kufitare e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë pranë ishullit të Sazanit, ku 11 emigrantë nga vendet e treta rrezikuan të mbyteshin teksa lundronin me një gomone. Në vijim të hetimeve të kryera, policia arrestoi organizatorin e transportimit të emigrantëve drejt Italisë. Në pranga ka rënë shtetasi M. E., 43 vjeç, me origjinë nga Afganistani, i cili akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. 43-vjeçari kishte organizuar nga Greqia futjen në mënyrë të paligjshme në Shqipëri të 10 shtetasve të huaj, me qëllim transportimin e tyre më pas drejt Italisë. Mësohet se gomonen ai e kishte marrë në zonën e Semanit, në Fier, në një vendndodhje që i ishte dërguar si lokacion nga një shtetas shqiptar,...