Deklarata për “spastrimin etnik” të Kosovës, Serwer këshillon Vuçiçin: Trego qëndrimin, shkarko ministren
Profesori i Universitetit “Johns Hopkins”, Daniel Serwer, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviç për Kosovën, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe jashtëzakonisht të rëndë. Në një intervistë për televizionin N1, Serwer tha se përgjegjësia tashmë bie edhe mbi presidentin serb Aleksandar Vuçiç, duke theksuar se nëse ai nuk pajtohet me qëndrimet e ministres, duhet ta largojë menjëherë nga detyra. Paunoviç kishte deklaruar se, nëse do të kishte qenë në pozitën e Sllobodan Millosheviçit gjatë luftës në Kosovë, do ta kishte “pastruar etnikisht” vendin në vitin 1998. Këto deklarata kanë shkaktuar reagime të forta në Kosovë dhe ndërkombëtarisht. Ministrja serbe është shpallur person “non grata” nga institucionet e Kosovës, ndërsa janë paralajmëruar edhe hapa ligjorë ndaj saj. Serwer u shpreh se...
Burimi:
javanews.al