VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

Lionel Messi i dha lamtumirën e fundit babait të tij, Jorge, të dielën (9 gusht) në Rosario të Argjentinës, në një rreth të ngushtë familjar, pranë qytetit të tij të lindjes. Jorge Messi ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 68-vjeçare. Ai ishte mbështetja emocionale dhe futbollistike e të birit, si dhe agjenti i yllit botëror që nga vitet e para të karrierës së tij. Fituesi i tetëfishtë i Topit të Artë kishte mbërritur në Rosario të shtunën në mbrëmje me avion privat nga Miami, së bashku me gruan e tij, Antonella Roccuzzo, dhe fëmijët e tyre. Ata u nisën menjëherë për në qytetin e afërt të Peresit, ku ishte planifikuar një ceremoni private në një varrezë, hyrja në të cilën ishte rreptësisht e...