‘Neomalsorja’ niset drejt Tiranës: Do t’i bashkohem protestës! Është kaq frymëzuese dhe kaq e bukur rezistenca e qytetarëve
Protesta popullore hyn sot në ditën e 49-të të rezistencës së saj për rrëzimin e qeverisë dhe largimin e klasës së vjetër politike. Deputetja tashmë e pavarur, ish-socialistja Marjana Koçeku, e njohur edhe si ‘Neomalsorja’, ka ndarë për mbështetësit e saj dhe publikun një video-mesazh në rrjetin social, ku shprehet se është nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar sheshit. Ndërsa e cilëson një lëvizje frymëzuese dhe rezistencë të rinisë dhe qytetarëve, deputetja shprehet se tashmë revolta nuk ka ndër mend të ndalet më. “Do t’i bashkohem protestës e cila sot është në ditën e 49 të saj. Është kaq frymëzuese dhe kaq e bukur rezistenca e qytetarëve dhe rinisë që kanë pasur gjatë këtyre ditëve në rrugët e vendit dhe siç duket nuk ka asnjë...
Burimi:
gijotina.com