Larje hesapesh ose konfliktet për pronësinë/ Pistat e hetimit për plagosjen me 9 plumba të Thimjo Rubatit në Sarandë

Larje hesapesh ose konfliktet për pronësinë/ Pistat e hetimit për plagosjen me 9 plumba të Thimjo Rubatit në Sarandë

Hetimet për atentatin ndaj 50-vjeçarit Thimjo (Sandri) Rubati në Sarandë po vijojnë në disa drejtime, ndërsa grupi hetimor ka përjashtuar si pistë kryesore një konflikt të ndodhur vetëm një natë para ngjarjes mes djalit të tij dhe një oficeri policie. Sipas burimeve për gazetaren e RTSH, Afrovita Hysaj, edhe pse në të njëjtin vend, një natë para atentatit, djali i Rubatit, 27-vjeçari Andrea Rubati, së bashku me dy persona të tjerë, dyshohet se kanë dhunuar dhe kanosur me thikë oficerin e policisë Mihal Velço. Megjithatë, hetuesit dyshojnë se kjo ngjarje mund të jetë përdorur nga autorët e atentatit për të larguar vëmendjen dhe për të devijuar hetimet. Pista ku po përqendrohet aktualisht puna hetimore lidhet me konflikte të mëparshme, larje hesapesh dhe çështje pronësie, të...