Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ultimatumi i Ramës/ Dorëhiqen drejtuesit e njësive administrative në Durrës
Edi Rama DURRES- Lëvizjet në administratën vendore kanë nisur me ritëm të shpejtë në Durrës, pas thirrjes së Kryeministrit Edi Rama për "vetëpastrim" në nivel bashkiak. Vetëm pak minuta pas fjalës së kryeministrit gjatë mbledhjes së zhvilluar në qytetin bregdetar, pesë administratorë të njësive administrative të bashkisë kanë dhënë dorëheqjen. Bëhet fjalë për administratorët e Ishmit, Sukthit, Manzës, Katundit të Ri dhe Rrashbullit: Kadri Gjylin, Edlir Cërrin, Muharrem Sulën, Eltion Prenin dhe Albert Bukaçin. Ndërkohë, dorëheqje kanë paraqitur edhe gjashtë administratorë rajonalë në qytetin e Durrësit: Roland Çobani, Ilir Ngresi, Myslym Hasanaj, Davide Ndoi, Jurgen Tabaku dhe Jetmir Pupla. Mësohet...