“Ukraina nuk është autorja e kësaj lufte”, Rama në Konferencën e Romës: Të mos e lëmë paqen në rreshtin e dytë të mendimeve tona

“Ukraina nuk është autorja e kësaj lufte”, Rama në Konferencën e Romës: Të mos e lëmë paqen në rreshtin e dytë të mendimeve tona

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Romë për të marrë pjesë në “Ukraine Recovery Conference 2025”, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, që ka si qëllim mbështetjen për Ukrainën dhe rindërtimin e saj pas pasojave shkatërruese të luftës. Në momentin e mbërritjes, Kryeministri Rama është pritur nga Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni. Ky forum, i mbështetur nga liderët botërorë, përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, ka si qëllim koordinimin e ndihmës konkrete dhe investimeve strategjike në sektorët kyç në Ukrainë. Kryeministri Rama iu drejtua këtij forumi me fjalën e rastit,...
Burimi: Vizionplus.tv