Ukraina godet “trurin” dixhital të Rusisë, bie propaganda pro-Kremlinit në rrjet
Sulmet me dronë ukrainas ndaj qendrave të të dhënave të Yandex, gjigantit rus të teknologjisë që shpesh krahasohet me Google, kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha në shërbimet dixhitale dhe janë shoqëruar me një rënie të përmbajtjeve pro-ruse në rrjetet sociale. Kjo ka ngritur pikëpyetje mbi rolin që mund të kenë këto infrastruktura në përhapjen e propagandës dhe dezinformimit në vendet perëndimore. Sipas analizave të cituara në raportim, pas sulmeve është vërejtur një rënie e postimeve që mbështesin politikanë dhe lëvizje të afërta me qëndrimet e Kremlinit. Mes tyre përmenden partia Alternativa për Gjermaninë (AfD), mbështetësit e Marine Le Pen në Francë dhe kandidatët e lëvizjes MAGA në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, lidhja mes dëmtimit të qendrave të të dhënave dhe rënies së propagandës në internet...
Burimi:
javanews.al