UKRAINA ESHTE VETEM FILLIMI/ TRUMP PARALAJMERON PAKTIN E MADH QE MUND TE NDRYSHOJE GJITHE EUROPEN

UKRAINA ESHTE VETEM FILLIMI/ TRUMP PARALAJMERON PAKTIN E MADH QE MUND TE NDRYSHOJE GJITHE EUROPEN

Trump paralajmëron një marrëveshje të madhe për Ukrainën, që mund të përfshijë gjithë Europën, ndërsa Kremlini deklaron se nuk ka dijeni për hollësitë e propozimit. Deklaratat kanë shtuar pikëpyetjet mbi përmbajtjen e planit amerikan dhe prapaskenat diplomatike që mund të çojnë në një riformatim të sigurisë europiane. Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur në tryezë mundësinë e një marrëveshjeje të gjerë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke lënë të kuptohet se negociatat mund të shkojnë përtej konfliktit mes Moskës dhe Kievit dhe të përfshijnë çështje të rëndësishme të sigurisë në të gjithë Europën. Megjithatë, ndërsa Trump e përshkruan nismën si një marrëveshje të madhe dhe të rëndësishme, nga Moska vijnë sinjale se detajet e saj nuk janë bërë ende të njohura për palën...