UEFA dënon klubet Crvena Zvezda dhe Borac Banjalluka për sjelljen e tifozëve pas vdekjes së Mlladiçit

UEFA dënon klubet Crvena Zvezda dhe Borac Banjalluka për sjelljen e tifozëve pas vdekjes së Mlladiçit

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka dënuar klubin Crvena Zvezda të Beogradit dhe Borac Banjalluka për sjelljen raciste të tifozëve të tyre, pasi në ndeshjet e këtyre klubeve në garat evropiane iu bë homazh Ratko Mlladiqit, të dënuarit për gjenocid dhe krime të tjera të luftës. Në ditën e vdekjes së Mlladiçit më 27 gusht, tifozët e Zvezda-s në ndeshjen kundër klubit futbollistik, Viktoria Plzen në Çeki shpalosën pankarta me mbishkrimin “Gjeneral, lavdi e madhe dhe faleminderit”, ndërsa brohoritën emrin e Ratko Mlladiçit. Për këtë arsye, Qendra Përkujtimore e Srebrenicës kërkoi nga UEFA që ta përjashtojë përgjithmonë klubin nga Beogradi. Komisioni Disiplinor i UEFA-s njoftoi se Crvena Zvezda është dënuar me një gjobë prej gati 100.000 eurosh për sjellje raciste dhe brohoritje të papërshtatshme nga...