Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
‘Udhëtime sekrete të iranianëve në Moskë’/ Gazeta britanike: Rusia po ndihmon Iranin me programin bërthamor
Gazeta britanike ‘Financial Times’ zbulon se Rusia po i ofron ndihmë Iranit në zhvillimin e kërkimeve për armë bërthamore, përmes udhëtimeve të fshehta të ekspertëve iranianë në Moskë. Financial Times e ka marrë indicien nga një udhëtim më 4 gusht të vitit të kaluar, i bërë nga shkencëtari bërthamor Ali Kalvand 43 vjeç. Sipas raportit, ai ishte shoqëruar nga katër persona të tjerë, të cilët pretendonin se punonin për kompaninë konsulente DamavandTec me një zyrë të vogël në Teheran. Por hetimi i Financial Times zbuloi se ky ishte një kamuflim, pasi të pestë iranianët udhëtuan drejt Rusisë me pasaporta diplomatike, disa prej të cilave kishin numra serialë të njëjtë dhe ishin lëshuar në të njëjtën ditë, pak javë para udhëtimit. Në mesin e tyre ishte një shkencëtar...