“UÇK, UÇK”/ Studentët e Prishtinës në këmbë kundër vendimit të Hagës: Falë asaj lufte, sot jetojmë në liri
Një numër i lartë studentësh kanë dalë në protestë sot në 21 shtator në sheshin kryesor të Prishtinës, për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës së Hagës, që dënoi ish-krerët e UÇK-së me 81 vite burg. Studentët kërkojnë lirimin e komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Studentët kanë thirrur në kor “UÇK, UÇK” dhe mbajnë edhe pankarta në duar në mbrojtje të luftës çlirimtare të Kosovës. Kjo protestë është iniciuar nga ana e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës. Prej ditësh, në rrugët e Prishtinës po protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës, që dënoi me 81 vite burg ish-krerët e UÇK-së. Kujtojmë se sot në 21 shtator, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri...
Burimi:
javanews.al