Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
U zhduk pasi hyri në det për t’u larë, gjendet trupi i pajetë i turistit portugez në Sarandë
Gjendet trupi i pajetë i turistit 57- vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur një ditë më parë në Sarandë. Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë të mundur gjetjen në det të trupit të pajetë të portugezit, në afërsi të zonës ku ai ishte parë për herë të fundit. Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes, e cila dyshohet paraprakisht të jetë shkaktuar nga mbytja në det. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.