U vunë flakën mbrëmë 2 ministrive dhe Komisariatit nr.3, arrestohen 68 persona, 22 të proceduar

U vunë flakën mbrëmë 2 ministrive dhe Komisariatit nr.3, arrestohen 68 persona, 22 të proceduar

TIRANË- Policia ka bërë bilancin e veprimeve të kryera pas tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme. Policia bën me dije se 68 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 22 të tjerë janë proceduar penalisht.  Sipas njoftimit të policisë, dyshohen se këta persona kanë hedhur gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve publike e private. Gjatë tubimit, sipas Policisë, janë dëmtuar fizikisht 20 efektivë, si dhe janë shkaktuar dëme materiale në godina dhe sinjalistikën rrugore. Njoftimi i Policisë: Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje: -u arrestuan në flagrancë 68 shtetas, konkretisht: E. N., 23 vjeç; F. P., 22 vjeç;...