U vra në krye të detyrës, përkujtohet kolonel Arben Zylyftari, bashkëshortja: I shërbeu vendit me nder

U vra në krye të detyrës, përkujtohet kolonel Arben Zylyftari, bashkëshortja: I shërbeu vendit me nder

Në Berat u zhvillua nje ceremoni përkujtimore ne nder te ish-drejtuesit te lartë të Policisë së Shtetit, Arben Zylyftari, i cili humbi jetën 25-vjet më parë në krye të detyrës. Në ceremoninë,që u krye në sheshin Republika morën pjesë drejtues të lartë të policisë se Beratit, drejtues të pushtetit vendor, familjarë të dëshmorit, efektivë të policisë, miq e të afërm te tij. Bashkëshortja e dëshmorit Arben Zylyftari, tha se pas 25 vitesh dhimbja ne familje eshte e njejte, si ditën kur ndodhi ngjarja. Koloneli Arben ZylyftarI u vra  më 2 gusht të vitit 2000, gjatë një operacioni për arrestimin e...