Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
“… U thirr në Stamboll një konferencë ambasadorësh, ku përfaqësuesi anglez propozoi që, për kompensim, t’i jepeshin Malit të Zi qytetet-porte Ulqini dhe Tivari me gjithë rrethina..”
“… U thirr në Stamboll një konferencë ambasadorësh, ku përfaqësuesi anglez propozoi që, për kompensim, t’i jepeshin Malit të Zi qytetet-porte Ulqini dhe Tivari me gjithë rrethina. Ato ishin vise thjesht shqiptare, por anëtarët e arsyeshëm të Lidhjes e kuptonin, që populli i vogël shqiptar, i cili kishte mundur, ndërkaq, të zgjonte interesin e Evropës për çështjen e tij, nuk mundej gjithsesi t’i kundërvihej gjithkund vullnetit dhe fuqisë së botës sllave. Ekstremistët, përkundrazi ishin të mendimit, se as ky lëshim nuk duhej pranuar. Ata mblodhën një trupë të armatosur prej 3000 burrash nën komandën e Isuf agë Sokolit, shumica katolikë nga viset që Turqia i kishte lëshuar Malit të Zi në vitin 1855, dhe shkuan në zonën e rrezikuar për ta mbrojtur. Përballë kësaj qëndrese...