Burimi:
Javanews.al

“U shkel Kodi Zgjedhor”/ KQZ u jep 72 orë në dispozicion partive: Hiqni materialet e palejuara propagandistike
👁13256
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi shpalli sot vendimet për shqyrtimet administrative të denoncimeve të Koalicionit për Reforma Integrim dhe Institucione të Konsoliduara, të Organizatës “Qëndresa Qytetare” dhe të Partisë Demokratike. KSHZ vendosi: T’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative ndaj Sekretarit të Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë dhe pushimin e shqyrtimit administrativ ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kopshteve dhe Çerdheve, Bashkia Tiranë. KZH vendosi po ashtu pushimin e shqyrtimit administrativ ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Kryetarit të Këshillit të Bashkisë Fier, Sekretar i Këshillit të Bashkisë Fier dhe Kryetarit të komanduar...