U rrit në Itali, por zgjodhi të mbajë gjallë lahutën e fyellin shqiptar/ 17-vjeçari që luan në 7 instrumente
Vetëm 17 vjeç, por me një pasion që kapërcen kufijtë dhe brezat. Marsel Meta ka lindur dhe është rritur në Itali, por zemrën dhe shpirtin i ka të lidhur fort me Shqipërinë dhe trashëgiminë e saj muzikore. Rrugëtimi i tij nisi në moshën 8-vjeçare, kur në shkollë iu kërkua të zgjidhte një instrument muzikor. Zgjodhi klarinetën dhe që atëherë muzika u bë pjesë e pandashme e jetës së tij.Sot Marseli luan në shtatë instrumente: klarinetë, fyell, çifteli, lahutë, ndërsa studion edhe piano dhe saksofon. Në liceun muzikor në Itali është pjesë e orkestrës së shkollës dhe performon në teatro e aktivitete të ndryshme në Bari. Por mes gjithë instrumenteve, është lahuta ajo që zë një vend të veçantë në zemrën e tij. Një instrument që...
Burimi:
kultplus.com