Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
U premtoi certifikatat e pronësisë, por u dërgoi fadromat/ Si i mashtroi Rama banorët e Thethit
“Mirë se ke ardhë! E mirë se të ka pru Zoti! Bukë e kripë e zemën!”. Kështu u prit një vit më parë kryeministri Edi Rama në Theth, nga vajza e zonës veshur me kostumin tradicional, që i zgjati një copë bukë të gatuar nga duart e grave vendase. Kryeministri e theu copën, e ngjyhu në kripë, dhe e shijoi mes ovacioneve folklorike e valltarëve me çifteli, në një skenë që i ngjante më shumë një feste kombëtare sesa një takimi pune. I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Ministrja e Turizmit, kryeministri Rama u rikthye në Theth për...