U përplas nga një makinë në Elbasan, ndërron jetë i moshuari! Autori në kërkim

U përplas nga një makinë në Elbasan, ndërron jetë i moshuari! Autori në kërkim

FOTO ELBASAN- Mbrëmjen e së hënës në Mëngël të Elbasanit Selman Bardhi u përplas nga një automjet teksa lëvizte në këmbë në zonën e ish-Parkut të Rezervave të Shtetit. I moshuari u dërgua në spital në gjendje të rëndë ku fatkeqesisht humbi edhe jetën këtë mbrëmje, pasi nuk arriti t'u mbijetonte plagëve të marra. Pas aksidentit drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja dhe ende nuk është identifikuar nga policia. Uniformat blu po punojnë për kapjen e tij si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ZËRI