Nations League/ Norvegjia përmbys Danimarkën në mënyrë dramatike dhe i bashkohet Portugalisë në çerekfinale!

Nations League/ Norvegjia përmbys Danimarkën në mënyrë dramatike dhe i bashkohet Portugalisë në çerekfinale!

Danimarka dhe Norvegjia u bënë protagoniste të një derbi nordik dramatik ku ajo që arriti të marrë më të mirën ishte pikërisht Norvegjia që arriti të fitojë me përmbysje me rezultatin 3-2. Danimarka e nisi vrullshëm këtë ndeshje teksa brenda 14 minutave të para mori avantazhin e dyfishtë në rezultat. Në minutën e 11 Hojlund, autori i një dygolëshi në sfidën me Portugalinë zhbllokoi rezultatin në 1-0 pas asistit të Isaksen. Pa u shuar mirë festa për këtë gol, Danimarka shënoi edhe të dytin këtë radhë me Hojbjerg, ku edhe ky u shërbye nga Isaksen dhe rezultati shkoi në 2-0. Megjithatë Norvegjia u zgjua dhe në minutën e 33 shënoi me Haaland, por goli i tij u anulua nga sistemi VAR. Gjithsesi nuk vonoi shumë...