Nations League/ Kartoni i kuq dhe dy penallti fundosin Kosovën, “Dardanët” mbeten sërish në Ligën B
Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar një humbje të rëndë në udhëtim ndaj Irlandës me rezultatin e pastër 3-0, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve, të zhvilluar në “Aviva Stadium”. Ndeshja u kushtua shtrenjtë nga episode të vështira dhe vendimtare, ku “Dardanët” u detyruan të luajnë pjesën më të madhe të ndeshjes me një lojtar më pak. Pika e kthesës dhe momenti më i errët i ndeshjes ndodhi në minutën e 26-të. Mbrojtësi Kreshnik Hajrizi u ndëshkua me karton të kuq pasi e largoi topin me dorë nga vija e portës për të shmangur një gol të sigurt. Gjyqtari akordoi menjëherë penallti për Irlandën, e cila u ekzekutua me sukses nga Troy Parrott në minutën e 28-të, duke zhbllokuar shifrat dhe duke e lënë...
Burimi:
javanews.al