Kosova nuk ia del dot ndaj Irlandës, humbje e thellë për Dardanët në Dublin (video)

Kosova nuk ia del dot ndaj Irlandës, humbje e thellë për Dardanët në Dublin (video)

Irlanda ka fituar 3-0 ndaj Kosovës në sfidën e fundit në grup për Ligën B, në Ligën e Kombeve, duke i lënë Dardanët në vendin e tretë, që do të thotë me shumë mundësi do të jenë në vazon e tretë për shortin e eliminatoreve të Euro 2028, si dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë në Ligën B. Përsa i përket takimit, Në minutën e 26-të, Kreshnik Hajrizi imiton gjestin e famshëm të Luiz Suarez dhe ndal topin me dorë brenda zonës, që po shkonte drejt rrjetës. Arbitri e përjashton me karton të kuq qendërmbrojtësin dardan dhe jep penallti për irlandezët. Godet Troy Parott, topi përfundon në rrjetë. Irlanda kalon në avantazh 1-0. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-0. Në fillim të pjesës së...