Tufa e ujqërve sulmon bagëtitë në Kuçovë, gruaja në lot i kërkon ndihmë: Jemi në hall të madh! (VIDEO)
Baftjar dhe Bukurie Pire KUÇOVË- Një tufë ujqërish ka sulmuar bagëtitë e një familjes Pire në fshatin Tapi të Kuçovës duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Humbja e deleve, që përbënin burimin kryesor të të ardhurave e ka zhytur familjen në vështirësi ekonomike. Bukurie Pire i është drejtuar institucioneve për ndihmë duke treguar se bashkëshorti i saj vuan nga tensioni i lartë dhe se të ardhurat nga bagëtitë ishin jetike për jetesën e tyre. Ajo i bën apel Bashkisë së Kuçovës që të ndërhyjë për t'i ardhur në ndihmë familjes. “Kërkoj ndihmë nga shteti, jam në hall. Me çfarë të ushqehemi? Burrin e kam të sëmurë me tension të lartë, vetë po ashtu. Ku do të shkojmë? Ku të mbytemi? Jam në hall të madh. Me...
Burimi:
zeri.ai