Korrupsion dhe shpërdorim detyre, në pranga punonjësi i policisë në Kavajë
FOTO ILUSTRUESE KAVAJË- Një efektiv i Komisariatit të Policisë Kavajë ka përfunduar në burg pas dyshimeve për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv gjatë ushtrimit të funksionit. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Durrësit për masën e sigurisë 'Arrest në burg' ndaj punonjësit me inicialet A.C. i cili ishte pjesë e rolit bazë në këtë komisariat. Vendimi është marrë më 16 nëntor 2026 në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Durrësit. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar penale. AMP ekzekuton masën e sigurisë “Arrest në burg” për punonjësin e Policisë në Kavajë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë Durrës për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, datë...
Burimi:
zeri.ai