U nis nga Shkupi, avioni përplaset me zogjtë, bën ulje emergjente

U nis nga Shkupi, avioni përplaset me zogjtë, bën ulje emergjente

Një avion në Maqedoninë e Veriut është përballur me probleme gjatë fluturimit. Ai ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit drejt Bazelit dhe u detyrua të kthehet menjëherë pas ngritjes, pas përplasjejes me një tufë zogjsh. Sipas informacioneve nga mediat vendase, përplasja ka shkaktuar dëmtim në njërin prej motorëve të avionit, çka ka detyruar pilotët të marrin vendimin për t’u kthyer. Pas një kohe të shkurtër në ajër, avioni u rikthye në aeroportin e Shkupit, pa pasoja për pasagjerët dhe ekuipazhin. Drejtori i M-NAV, Vladimir Risteski, deklaroi se situata të tilla ndodhin herë pas here, por për rastin konkret nuk preferoi të jepte më tepë detaje. Autoritetet kanë nisur tashmë një hetim për ngjarjen.