Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U kap në flagrancë/ Arrestohet 35-vjeçari në Durrës, kapet duke vjedhur në një banesë
Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të kryente një vjedhje në një banesë në lagjen nr. 17. Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga një shtetase, forcat e Komisariatit të Policisë Durrës ndërhynë në kohë dhe bënë të mundur kapjen në vendngjarje të autorit të dyshuar, shtetasit O. T., 35 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë), që dyshohet se e mbante me vete për të kryer vjedhjet. Nga hetimet paraprake, dyshohet se i arrestuari ka kryer edhe një tjetër vjedhje...