Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
U kap duke u kujdesur për 150 bimë narkotike, arrestohet 37-vjeçari në Durrës
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimë narkotike në fshatin Gjuricaj. Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi A. Gj. është i dyshuar si autor i kultivimit të këtyre bimëve. Ndërkohë policia ka asgjësuar me anë të djegies 150 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. “Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të masave për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit, me dron, bazuar dhe në informacionet...