No Image Available

“U jap rrogë Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve”/ Mesazhet e organizatës kriminale Çopja-Çela

Detaje të reja nga dosja hetimore e organizatës kriminale Çopja-Çela zbulojnë përmasat e dyshuara të trafikut ndërkombëtar të kokainës, lidhjet e grupit në Amerikën Latine dhe shumat e mëdha të parave që dyshohet se janë gjeneruar nga aktiviteti kriminal. SPAK e ka dërguar çështjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme, ndërsa komunikimet e zbërthyera në aplikacionin Sky ECC përbëjnë një nga burimet kryesore të provave të përmendura në dosje. Në qendër të disa prej komunikimeve është Ervis Çela nga Peqini, i cili dyshohet se gjatë qëndrimit në Paraguai kishte krijuar lidhje me zyrtarë të lartë të këtij shteti. Në bisedat e publikuara nga Euronews Albania, ai pretendon se paguante rregullisht drejtues të policisë, përfaqësues të antidrogës dhe gjyqtarë, për të siguruar mbrojtje dhe për të...