No Image Available

Projekti hekurudhor Durrës-Prishtinë-Nish/ Rama fton Japoninë në investim

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar para një përfaqësie të sipërmarrjes japoneze idenë për përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës që synon të lidhë Durrësin me Prishtinën dhe më pas me Nishin, duke krijuar një korridor transporti drejt Europës Qendrore. Gjatë një takimi të zhvilluar në Kryeministri, Rama bëri të ditur se këtë mundësi e ka diskutuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Sipas tij, përfshirja e investitorëve japonezë mund të jetë një mundësi e rëndësishme për realizimin e projektit. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se hekurudha nuk ka vetëm rëndësi ekonomike dhe tregtare, por edhe strategjike për sigurinë rajonale dhe NATO-n. Në këtë drejtim, ai përmendi projektin e Portit të ri të Durrësit, i cili sipas tij do të ketë edhe një degë...