Djali i Kadri Veselit thirrje shtetit të Kosovë spas dënimit të Thaçit: Është urgjente

Djali i Kadri Veselit thirrje shtetit të Kosovë spas dënimit të Thaçit: Është urgjente

Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e ish-presidentit Hashim Thaçi me 17 muaj burgim në çështjen për pengim të drejtësisë. Përmes një postimi në Instagram, Veseli e ka cilësuar vendimin si instrumentalizim të drejtësisë dhe përdorim të saj për të diskredituar një figurë historike dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. “Një pështyrje në fytyrë ndaj sundimit të ligjit. Një instrumentalizim dhe përdorim i drejtësisë si armë për diskreditimin e një figure historike dhe UÇK-së që ai përfaqëson”, ka shkruar Veseli. Ai u ka bërë thirrje edhe institucioneve të Kosovës që të reagojnë për zhvillimet në Hagë, duke kërkuar që institucionet ndërkombëtare të tërheqin vëmendjen te proceset që po zhvillohen në...