“Kjo është politikë, jo drejtësi”, Thaçi sfidon vendimin e Hagës
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar menjëherë pas shpalljes së vendimit të dytë dënues ndaj tij nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Brenda sallës së gjyqit, pasi iu shqiptua dënimi me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë, Thaçi e kundërshtoi vendimin me deklaratën: “Kjo është politikë, jo drejtësi”. Pakënaqësinë ndaj vendimit e ka shprehur edhe djali i tij, Endriti, i cili publikoi një fotografi të të atit me mbishkrimin: “Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”. Kjo është një shprehje që vetë Thaçi e kishte përdorur në vitin 2023. Ndërkohë, në Prishtinë, para zyrës së Bashkimit Evropian, u zhvillua një aksion simbolik kundër vendimit të Gjykatës Speciale. Pjesëmarrësit ngritën pyetjen: “Evropë, ku është drejtësia?”, duke shprehur kundërshtimin ndaj dënimit dhe duke ngritur...
Burimi:
ntv.al