Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve të rënda në Policinë e Vlorës, arrestohet shoferi i skrepit

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve të rënda në Policinë e Vlorës, arrestohet shoferi i skrepit

Arrestohet në spital drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë, tip skrep që u përfshi në aksidentin tragjik ku humbi jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë, Ermal Lula. 63-vjeçari, Thanas Poçaj, ishte plagosur nga përplasja dhe ishte transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku mësohet se është arrestuar nga policia. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës, 16 nëntor, në autostradën Fier–Vlorë, pranë Novoselës. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.