Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
U hap edhe kutia e parë në Kukës, ka supriza
👁6233
Është hapur edhe kutia e parë në qarkun e Kukësit. Nga kutia e qendrës së votimit numër 0674/00, ku rezultonin 535 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar vetëm 178 prej tyre. PS prin me 76 vota, PD e ndjek me 48 dhe PSD e Tom Doshit renditet forcë e tretë por me diferencë shumë të ngushtë me demokratët. Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit ka marrë vetëm 1 votë nga kjo kuti e parë, e hapur në Kukës.