Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen katër policë në Kapshticë, në pranga edhe shoferi i automjetit
👁3073
Gjatë një operacioni të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore nē Kapshticë u sekuestruan në një mjet qē udhëtonte drejt Greqisë, 6 kg lëndë narkotike e llojit heroinë. Policia arrestoi transportuesin e drogës dhe katër punonjës të policisē kufitare të Kapshticēs, me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Në mesin e të arrestuarve është edhe një përgjegjës turni. Pritet që Policia të dalë me njoftim zyrtar për rastin.