U ekzekutua me tre plumba në qafë, identifikohet profesori i vrarë në Greqi! Dyshohet se u qëllua nga ish-i dashuri i partneres

U ekzekutua me tre plumba në qafë, identifikohet profesori i vrarë në Greqi! Dyshohet se u qëllua nga ish-i dashuri i partneres

Është identifikuar 43-vjeçari i cili u vra mesditën e djeshme në rrugën “Eirinis” në Agia Paraskevi të Greqisë, me të paktën tre plumba në qafë. Sipas mediave greke,  43-vjeçari është me origjinë norvegjeze, profesor dhe baba i dy fëmijëve. Policia greke arriti të identifikojë viktimën falë çelësave që ai mbante me vete, si dhe dëshmive nga personat e pranishëm në zonë. Autori kryesor i dyshuar për vrasjen në gjakftohtësi është ish-bashkëshorti i partneres së viktimës, i cili aktualisht është në kërkim nga autoritetet. Sipas dëshmitarëve, autori është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë, pasi ka qëlluar disa herë me armë drejt viktimës....
Burimi: Syri.net