Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“U dogjën ullinjtë dhe pemët”/ Pamje trishtuese nga ajo që la pas zjarri në Shetel të Shijakut, banorët: Të verifikohen dëmet
Pamje vërtet trishtuese pas zjarrit që përfshiu një zonë të pyllëzuar në fshatin Shetel të Shijakut, një prej zonave më të largëta rurale të Durrësit. Banorët thonë se zjarri u vu nën kontroll, por dëmet që la pas janë të konsiderueshme. Ata thonë se zjarrfikëset e Shijakut dhanë ndihmën e tyre deri në shuarjen e vatrave të flakëve, por terreni ka qenë i vështire dhe era favorizoi flakët e zjarrit, që dëmtuan kryesisht edhe tokat me pemëtore dhe ullinjtë e zonës. Ndërhyrja është bërë e vështirë për zjarrfikësit për shkak të terrenit shumë të thyer dhe vetë banorët kanë ndihmuar...