U dha informacione shërbimeve serbe, të akuzuarit i gjendet edhe një armë në banesë

U dha informacione shërbimeve serbe, të akuzuarit i gjendet edhe një armë në banesë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.V. për veprën penale spiunazhi dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve. I pandehuri akuzohet se nga data e pacaktuar e deri në momentin e arrestimit më njëzetegjashtë qershor dymijenjëzetekatër, në cilësinë e agjentit rezident, ka mbledhur dhe i ka dërguar Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë, informacione dhe dokumente të rëndësishme që cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës, si dhe jetën e zyrtarëve shtetërorë dhe qytetarëve të saj. Nga provat e siguruara, ka rezultuar se i pandehuri kishte krijuar një rrjet të punësuarve...
Burimi: Javanews.al