U arrestuan gjatë protestës së dhunshme, Gjykata liron edhe 13 tubuesit e tjerë të dyshuar!

U arrestuan gjatë protestës së dhunshme, Gjykata liron edhe 13 tubuesit e tjerë të dyshuar!

Gjykata ka liruar 13 protestuesit e tjerë të arrestuar gjatë tubimit. Nga vendimi, 12 prej tyre do të jenë me detyrim paraqitjeje, ndërsa për njërin është vendosur gjithashtu ndalimi i afrimit në tubime. Ndërkohë, Prokuroria kishte kërkuar për 10 persona masat “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim/detyrim qëndrimi në një vend të caktuar”, ndërsa për G.P. dhe R.H. kishte kërkuar “arrest në shtëpi”. NJOFTIM PËR MEDIAN: “Mbi interesimin publik të shfaqur, komunikojmë në mënyrë zyrtare informacionin si vijon më poshtë: Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sot më datë 20.10.2026, mori në shqyrtim kërkesat e paraqitura nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit dhe Caktimin e masës...