Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Tym i zi nga oxhaku i Kapeles Sistine,dështon përpjekja e parë për zgjedhjen e Papës
👁8102
Nga oxhaku i Kapelës Sistine doli tym i zi pas votimit të parë mbrëmjen e kësaj të mërkure. Kjo gjë nënkupton se kardinalët ende nuk e kanë gjetur pasuesin e Papa Françeskut në krye të Selisë së Shenjtë. Ditën e sotme, 133 kardinalë me të drejtë vote u mbyllën në Kapelën Sistine, pasi bënë secili më vete pas orës 16:30 betimin me dorën mbi Bibël për ruajtjen e sekretit për gjithçka diskutohet në konklavë. Kardinalët nuk dalin prej andej deri kur nga oxhaku të dalë tym i bardhë, që do të njoftojë zgjedhjen e Papës së 267-të. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe, ata...