Turizmi në rritje: Mbi 1.6 milionë hyrje në Shqipëri gjatë majit 2025

Turizmi në rritje: Mbi 1.6 milionë hyrje në Shqipëri gjatë majit 2025

Muaji maj 2025 ka shënuar një tjetër rekord për turizmin në Shqipëri, duke treguar interesin në rritje të vizitorëve të huaj dhe shqiptarëve për të eksploruar vendin. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë këtij muaji janë regjistruar mbi 1.6 milionë hyrje në territorin shqiptar, duke shënuar një rritje prej 4,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Vetëm vizitorët e huaj përbëjnë mbi 987 mijë hyrje, me një rritje të lehtë prej 1,4% krahasuar me majin 2024. Sipas INSTAT, 95% e këtyre vizitorëve vijnë nga vendet e Europës, kryesisht nga Evropa Jugore (72%) dhe Perëndimore (14%).Qëllimi kryesor i vizitave mbetet turizmi dhe pushimet, të cilat përbëjnë 98% të hyrjeve, ndërsa INSTAT thekson një rritje me 0,9% të këtij treguesi krahasuar me vitin...