“Turizëm përmes tingujve”/ Orkestra Frymore e Ushtrisë sjell emocion dhe art në zemër të Gjirokastrës

“Turizëm përmes tingujve”/ Orkestra Frymore e Ushtrisë sjell emocion dhe art në zemër të Gjirokastrës

Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura solli në Gjirokastër koncertin e titulluar “Turizëm përmes tingujve”, një nismë muzikore që synon të promovojë vlerat kulturore dhe turistike të Shqipërisë përmes artit. Nën një atmosferë të ngrohtë e mikpritëse, vizitorë vendas dhe të huaj ndoqën me interes këtë aktivitet që ndërthuri tingujt frymëzues me hapësirat karakteristike të qytetit të gurtë. Dirigjenti Altin Babameto i lindur gjithashtu në Gjirokastër theksoi rëndësinë dhe historinë e veçantë të formacionit por edhe vlerën e rikthimit në vendlindje. “Është një nga formacionet më të vjetra në Shqipëri, e cila daton me themelimin e shtetit shqiptar dhe ka...
Burimi: Top-Channel.tv