Trump njofton armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës: Hyn në fuqi menjëherë
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të ndalojnë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të njëra-tjetrës, duke deklaruar se armëpushimi do të hyjë menjëherë në fuqi. Përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, Trump bëri të ditur arritjen e asaj që e cilësoi si “armëpushim energjetik”, pa dhënë detaje mbi kushtet, kohëzgjatjen apo mekanizmat për zbatimin e tij. “Menjëherë në fuqi! Ka një armëpushim energjetik në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Të dyja palët kanë rënë dakord. Mos e prishni!”, shkroi presidenti amerikan. Megjithatë, njoftimi i Trumpit nuk është shoqëruar me një konfirmim zyrtar nga Moska. Edhe nga pala ukrainase janë shprehur rezerva lidhur me ekzistencën e një marrëveshjeje të përbashkët të finalizuar. Zelensky: Ukraina është e gatshme, nëse...
Burimi:
ntv.al