Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka vlerësuar me nota maksimale takimin e tij me presidentin kinez Xi Jinping, duke e përshkruar bisedën mes dy liderëve me tone shumë pozitive. Duke folur për takimin, Trump tha se ai kishte qenë “shumë respektues, shumë i mirë, i shkëlqyer”, ndërsa shtoi se, në një shkallë nga zero në dhjetë, do ta vlerësonte me 12. “Do të thoja se, në një shkallë nga zero në dhjetë, do ta vlerësoja me 12.”, tha ai. Takimi Trump-Xi u zhvillua gjatë vizitës së presidentit kinez në Washington. Të dy liderët diskutuan marrëdhëniet SHBA-Kinë dhe çështje që lidhen me tregtinë, teknologjinë dhe sigurinë. Reuters raportoi se takimi përfundoi me një sërë mesazhesh pozitive, megjithëse disa mosmarrëveshje mes dy vendeve mbetën të pazgjidhura.
Burimi:
javanews.al