Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi Kongresin se ka dhënë miratimin paraprak për t’i shitur Ukrainës pajisje ushtarake me vlerë 2.68 miliardë dollarë për përmirësime të zhvillimit të mbrojtjes ajrore dhe pajisje e shërbime të lidhura me to. Sipas DASH, Kievi ka kërkuar të blejë pajisje ushtarake, duke përfshirë disa lloje raketash, sisteme lëshimi, radarë kundër dronëve dhe rimorkio të posaçme për pajisjet ushtarake. Ky vendim duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit nga Kongresi amerikan. “Nëse blerja e propozuar miratohet, Ukraina do ta financojë atë duke përdorur një kombinim të kontributeve evropiane dhe Financimit të Huaj Ushtarak të SHBA-së të ndarë gjatë Administratës së mëparshme”- bëri me dije Departamenti i Shtetit. Njoftimi erdhi ndërsa Trump nënshkroi ligjin që i hap rrugë Shteteve të Bashkuara për vendosjen e sanksioneve...