“Trump do të ketë shumë probleme”, Shala: Amerikanët janë shumë të ndjeshëm për çështjet e sigurisë
Eksperti i sigurisë Xhavit Shala vlerëson se Presidenti amerikan Donald Trump do të përballet me vështirësi në zgjedhjet e mesmandatit, pasi çështjet e sigurisë kanë një ndjeshmëri të veçantë për qytetarët amerikanë. Sipas tij, mospërmbushja e premtimeve në politikën e jashtme, veçanërisht për luftën në Ukrainë, mund të ndikojë në mbështetjen ndaj presidentit. Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Shala theksoi se situata nuk duhet parë thjesht si një fitore e demokratëve, por më tepër si humbje e mbështetjes për republikanët. “Nuk është se po fitojnë demokratët se janë më të zotë, por po humbasin republikanët dhe normalisht demokratët kapën situatën dhe nxitën pjesëmarrjen, ku pjesëmarrja më e madhe është në disfavor të partisë në pushtet. Ndërsa amerikanët, qoftë...
Burimi:
javanews.al