Trump: Do të bëhem ‘zoti Veto’ nëse demokratët marrin kontrollin e Kongresit pas zgjedhjeve të mesmandatit
Presidenti Donald Trump paralajmëroi se do të shndërrohej në “zoti Veto” nëse demokratët marrin kontrollin e Kongresit pas zgjedhjeve të mesmandatit. Deklarata e tij lë të kuptohet se marrëdhëniet mes presidentit dhe Kongresit do të ndryshonin ndjeshëm nëse Partia Demokratike arrin të marrë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat. Në këtë rast, Trump do ta kishte të vështirë të miratonte agjendën e tij pa bërë lëshime. Gjatë një interviste me Miranda Devine të Fox News, të publikuar në platformën X, presidenti foli për këtë mundësi. “Nëse ndodh kjo, besoj se do të bëhem zoti Veto”, tha Trump. “Nuk do t'i lejoj të shkatërrojnë gjithçka dhe, në një moment të caktuar, ndoshta do të arrijmë marrëveshje.” Trump theksoi se nuk do të ishte hera...
Burimi:
syri.net