Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës
Bota E Martë, 1 Korrik 2025 21:13 Presidenti amerikan Donald Trump, thotë se deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë “puna e radhës”. Trump shqyrtoi një listë të krimeve të dhunshme dhe tha se disa kriminelë “nuk janë të rinj në vendin tonë, ata janë të vjetër për vendin tonë”. “Shumë prej tyre kanë lindur në vendin tonë”,-tha Trump. “Mendoj se duhet t’i nxjerrim menjëherë që këtej, ti do ta dish të vërtetën, kështu që ndoshta kjo do të jetë puna tjetër që do të punojmë së bashku”, vijoi më tej Trump.