Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump nuk ka dhënë ende miratimin për transferimin e raketave Patriot në Ukrainë, pavarësisht nevojës së Kievit për të përforcuar mbrojtjen ajrore përballë sulmeve ruse. Lajmi është raportuar nga The Washington Post, e cila citon një zyrtar amerikan dhe tre burime të tjera të informuara mbi çështjen. Sipas raportimit, vonesa lidhet me miratimin që kërkohet nga Uashingtoni për transferimin e pajisjeve ushtarake të prodhuara në SHBA nga vende të treta drejt Ukrainës. Kjo do të thotë se edhe në rastet kur aleatët amerikanë janë të gatshëm të furnizojnë Kievin me raketa Patriot nga rezervat e tyre, dërgesat nuk mund të realizohen pa autorizimin përkatës të autoriteteve amerikane. Raketat Patriot janë ndër sistemet më të rëndësishme të mbrojtjes ajrore që disponon...
Burimi:
javanews.al